Itali, tre shqiptarë arrestohen me 5 milionë euro marijuanë

Një sasi prej 520 kg marijuan është sekuestruar nga policia italiane e destinuar për në tregun e Lobradisë.

Nëse droga do të shitej me pakicë, vlera e saj i kalon 5 milionë euro.

Tre shtetas shqiptarë përfunduan në prangat e policisë, përkatësisht L.A, 39-vjeç, banues në Treviglio, P.A. 33, i pastrehë, dhe MF, 28-vjeç, banor në Cologno al Serio. Ata po ngisnin dy makina si dhe një furgon.

Brenda njërës prej makinave, policia gjeti të mbuluar me batanije sasinë e marijuanës. Tre shqiptarët janë dërguar në burgu në dispozicion të prokurorisë së Monzas..oranews