Itali, vejusha e zezë Gucci përfiton 1 mln në vit nga burri që vrau

Italiania e shoqërisë së lartë, që është mbiquajtur “Vejusha e Zezë” për porositjen e vrasjes së burrit të saj, trashëgimtarit të perandorisë së veshjeve Gucci, ka të drejtë të marrë 1 milion euro në vit nga pronat e tij, ka vendosur kësaj jave gjykata.

Patrizia Reggiani, e njohur ndryshe në Itali si “Lady Gucci”, u burgos në 1998 pasi u shpall fajtore për pagesën e vrasësit profesionist të bashkëshortit të saj Maurizio Gucci, i cili u vra në 1995 para shtëpisë së tij në Milano. Ajo besohej se ishte xheloze për një grua më të re me të cilën i do të martohej, dhe sigurisht edhe për menaxhimin e rreth 170 milionë dollarëve pasuri që ai kishte akumuluar, pas shitjes së biznesit familjar te një grup investimesh nga Bahrein në 1993.

Pas gjyqit që mbajti pezull frymën e Italisë, ajo u dënua me 29 vjet burgim, që më pas u reduktuan në 26.

Gjatë dy viteve të fundit ajo është lejuar të dalë jashtë burgut për të punuar në dyqanin e saj të bizhuterive në Milano dhe është fotografuar duke shëtitur në zonat më ekskluzive, me një majmun të verdhë makau mbi sup.

Tetorin e vitit të kaluar ajo u lirua nga burgu pasi kishte kryer 18 nga dënimi i saj, për sjellje të mirë.

Gjykata e apelit në Milano vendosi se megjithë dënimin e saj, 67-vjeçarja tani ka të drejtë për pensionin luksoz vjetor, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga  zoti Gucci në 1993, si dhe pagesat e munguara gjatë kohës së saj në burg që arrin në rreth 20 milionë euro.