Italia lejon mishin e krokodilit

Së fundmi edhe në Itali ju mund të shijoni mish krokodili. Ishte një punë e gjatë për të arritur që kjo gjë të ndodhte, pasi kërkesa për të ngrënë shëndetshëm dhe më shije është e madhe.

Mishi i çmuar i krokodilit ka qenë gjatë gjithë kohës në shitje në të gjithë botën, kështu që edhe në tryezat dhe kuzhinën  italiane nuk mund të mungonte. Koha ka ndryshuar, shijet po ashtu, moda zhvillohet dhe kjo pikë kthese e bukur ishte e nevojshmë në traditën e  shkëlqyer italiane.

Kërkesa e tregut dhe sigurisht dëshira për risi të reja luan një rol mjaft të rëndësishëm në këtë revolucion. Pra të gjithë të apasionuarit e mishit i rekomandohet ta provojnë këtë specialitet në restorantet italiane.

Një prej pronarëvë të këtij restoranti na bën të ditur se ka shumë aktivitete që do të hapen në këtë fushë. Edhe pse është pak vonë, rezulatet do të jenë të mira. Shumë aktivitete do të hapen nga jugu në veri, të specializuar  në kuzhinën  e mishit  të kësaj kafshe të jashtëzakonshme. Rezervimet kanë filluar.