Italia lëkundet sërish nga një tërmet edhe më i fortë

Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Itali.
Lëkundja sizmike kishte një fuqi prej 6.3 ballësh, më i fortë se tërmeti i mëparshëm.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët në zonën e Perugia-s, të cilët kanë braktisur banesat e tyre.
Më herët, një tërmet prej 5.4 ballësh goditi pjesën qendrore të vendit.
Italia lëkundet sërish nga një tërmet edhe më i fortë
Më të forta lëkundjet kanë qenë në qytetet Abruzzo dhe Marche, por lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Umbria, Lazio, Abruzzo si dhe në Romë.
Mediat italiane deri tani nuk raportojnë për dëme materiale të mëdha material apo në njerëz. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Perugias dhe Maceratas.
Sizmiologët italianë bëjnë me dije për mediat vendase se është riaktivizuar tërmeti i mëparshëm që shkaktoi qindra viktima e të plagosur.
Si pasojë e tërmetit është ndërprerë energjia elektrike në shumë zona. Tërmeti fillestar është shoqëruar edhe me dy lëkundje të tjera prej 2.6 dhe 2.5 ballë.