Italia rrit masat e sigurisë kundër terrorizmit

Pas ngjarjes në Berlin ku mbetën viktimë 12 persona e u plagosën rreth 50 të tjerë, Ministria e Brendshme italiane ka marrë sot vendimin e forcimit të rregullave të sigurisë në pikat strategjike në vend si dhe në kuadër të eventeve të shumta festive të parashikuara për t’u zhvilluar gjatë festave të fundvitit.

Sot në Ministrinë e Brendshme Italiane është mbledhur Komitetit Kombëtar i analizës së strategjisë së antiterrorizmit i drejtuar nga ministri i Brendshëm Marco Minnitti dhe me pjesëmarrjen e krerëve të lartë të policisë dhe të shërbimeve sekrete.

Gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme u mor vendimi i rritjes së masave të sigurisë e në mënyrë të veçantë në pikat e konsideruara më në rrezik.

Me një urdhëresë të veçantë prefektëve dhe krerëve të komisariateve të policisë u kërkohet të thërrasin komitetet e rregullit e sigurisë publike duke verifikuar çdo zonë e situatë.

Në në rast dyshimi duke kërkuar dhe moszhvillimin e eventëve apo manifestimeve të ndryshme festive.