Italiani kërcënon gruan: Njoh shqiptarë që me 3.000 euro të zhdukin nga faqja e dheut

“Mos kujto se do t’ia hedhësh pa u lagur, unë njoh shqiptarë që me 3.000 euro të zhdukin nga faqja e dheut dhe nuk të gjen më askush”.

Ky është kërcënimi që një 74-vjeçar italian i ka bërë bashkëshortes së tij disa vite më të re, pasi ata janë ndarë.

Pas fundit të lidhjes, dy vite më parë, i moshuari vijonte ta kërcënonte ish bashkëshorten, derisa në mars të vitit të shkuar, ajo e denoncoi, shkruan Syri

Pas përfundimit të hetimeve, siç raportojnë mediat lokale, së fundmi, gjykata i ka ndaluar 74-vjeçarit që t’i afrohet ish bashkëshortes së tij si dhe çdo lloj komunikimi me të. Nëse i moshuari e shkel këtë masë sigurie, atëherë ai do të përfundojë pas hekurave.

italian