ITSHKSH, bashkorganizuese e simpoziumit shkencor në Korçë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, është pjesë e organizimit të simpoziumit shkencor që mbahet në Korçë më 26 tetor 2016, me temë “SHKOLLA E VASHAVE: FOLEJA KOMBËTARE”. Simpoziumi mbahet me rastin e 125-vjetorin e hapjes së shkollës së parë të vashave në Shqipëri.

Organizatorë është Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, në bashkëpunim edhe me Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani” dhe Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante në Tiranë.

Nga ITSHKSH-Shkup, fjalë përshëndetëse do të ketë drejtori Dr.Skender Asani, kurse me kumtesë do të paraqitet prof.dr. Qemal Murati (“«Gramatikë elementare» e Sevasti Qirias Dako – një libër udhëheqës për shkollat filltare”).

Në të vërtetë, tetëmbëdhjetë vjet para hapjes së Normales së Elbasanit dhe 4 vjet pas hapjes së

Mësonjëtores së parë shqipe të djemve, më 28 tetor 1891 u çel e para shkollë për vajza në Shqipëri me leje nga Porta e Lartë. Shkolla e Vashave në Korçë, më vonë Instituti Femëror “Kyrias”, nisi udhën e vet në realitetin e vështirë historik të Shqipërisë, udhë që do ta vazhdonte për 42 vjet.

Konferenca do të përpiqet të ndriçojë kontributet e protagonistëve të kësaj shkolle dhe vendin e kësaj shkollë në historinë e arsimit shqip, por edhe të kulturës shqiptare në tërësi.

Ndryshe, ky simpozium është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, me universitetet dhe institutet respektive shqiptare./antpress