Iu dogj 65% e trupit, por i dashuri nuk e la asnjëherë (Foto

Është lehtë ta duash dikë për shkak të dukjes. Por, është e vështirë ta duash dikë pa marrë parasysh çfarë.

Pjesa më e vështirë është të biesh në dashuri me personalitetin e dikujt, të qeshurën, shprehitë dhe gjithçka që e bën personin tjetër më shumë sesa veç një trup.

Kështu u dashurua një burrë, i cili pavarësisht se e dashura e tij pësoi aksident dhe u dogj, duke mos u dukur më siç ishte më parë, ai vazhdoi ta dashuronte atë njëjtë, transmeton Gazeta Express.

E lindur në Australi, Turia Pitt po shihte një të ardhme të ndritur përpara. Ajo ishte 24 vjeçe dhe po studionte për t’u bërë inxhiniere. Ajo ishte gjithashtu edhe një vrapuese dhe po trajnohej për të marrë pjesë në një maratonë.

Ajo mori pjesë në një maratonë 100km në vitin 2011, por vetëm disa orë më vonë, e ndodhur në një mal, ajo e gjeti veten të ngujuar mes zjarrit që shpërtheu aty, duke u djegur nga zjarri.

Ajo u shpëtua, por 65% e trupit të saj ishte djegur. Turia kaloi 2 vite në spital, ku iu nënshtrua operacioneve dhe fizioterapisë intensive. Ajo veshte edhe maskë, për të mos i frikësuar të tjerët.

Përgjatë gjithë trajtimit shëndetësor të saj, ishte një njeri që i qëndroi gjithmonë pranë. I dashuri i saj Michael u bë kujdestari i saj. Atë madje e kishin pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta braktisë atë, dhe përgjigja e tij preku shumë njerëz.

“U martova me shpirtin e saj, karakterin dhe ajo është e vetmja femër që do të vazhdojë t’i përmbush ëndrrat e mija”, kishte thënë ai.

Edhe kur ajo ndjehej keq dhe në depresion për gjendjen e saj, ai gjithmonë e mbështeste atë dhe i tregonte sa e dashuron.

Ai vendosi të martohej me të dhe ia bleu unazën përderisa ajo ishte ende duke u trajtuar. Ajo filloi të vraponte përsëri dhe tani është duke punuar me Interplast, një shoqatë bamirëse që u ofron operacione riparimi falas njerëzve që jetojnë në vende të pazhvilluara.

“Sa herë që nuhas tym, më kujtohet ajo ditë menjëherë – dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Por duhet thjeshtë ta pranoj atë, dhe sa herë që nuhas tym, i them vetes ‘është në rregull, asgjë nuk do të ndodh’.

Pavarësisht asaj çfarë ndodhi, një gjë që është e sigurt, atë e mbajti gjallë dashuria. /Gazeta Express