Iu largua burri nga shtëpia në vitin 1996, e denoncoi dje në polici

Një grua nga Durrësi e ka denoncuar zhdukjen e burrit të saj në policinë e Durrësit. Shtetasja me iniciale F.V, 55 –vjeçe, denoncoi gjatë ditës së djeshme (24 tetor) largimin nga banesa të burrit të saj në tetor të vitit 1996.

Shtetasi me iniciale M.V u largua në drejtim të Italisë, por që prej asaj kohe humbi gjurmët.

Policia premton se po punon për gjetjen e burrit që tani është në moshën 60 vjeçare.

“Më datë 24.10.2016, shtetasja F.V, vjeç 55, banuese në Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa në muajin Tetor të vitit 1996, në drejtim të Italisë dhe nuk është kthyer, bashkëshorti shtetasi M.V, vjeç 60, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.