Ivanov: Ja kë do ta mandatojë për krijimin e qeverisë së re maqedonase

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka folur pas takimit me kryetarët e partive politike në Maqedoni, Bilall Kasami, Ziadin Sela, Vesel Memedi, Ali Ahmeti, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski.

“Që dy vite jemi në krizë politike. Kishim edhe zgjedhje për të cilat menduam se do të na nxjerrin nga kriza. Në periudhën e kaluar patëm çfarëdo thëniesh për mandatin. Unë kam thënë që do ta respektoj Kushtetutën. Neni 90 është shumë i qartë. Jo rastësisht, krijuesi i Kushtetueses ka krijuar një nen. Ai i jep liri kryetarit që të vendos. Kam shfrytëzuar lirinë që ma jep kushtetuta. Kam vendosur që të konsultohem me kryetarët e partive politike. Qëllimi ishte që të dëgjoj këshillat e tyre se si të dalim nga kriza. Pas takimet, them se mandat do të merr ajo parti që do të ketë 61 mandate që tregojnë shumicë në Kuvendin e Maqedonisë. Nga ata që do të krijojnë qeverinë e re dua që të punojnë për të mirën e këtij vendi.” tha mes tjerash Ivanov para gazetarëve.