Ivanov kërkon amnisti për dhunuesit e Kuvendit

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov në një intervistë për televizionin “Kanal 5” inicioi një mundësi për amnisti të të dyshuarve dhe akuzuarve lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Ivanov mes tjerash tha se nëse pas konfliktit në vitin 2001 u gjet një mënyrë për t’i amnistuar, siç i quan ai kriminelët e luftës, atëherë mundet të amnistohen edhe ato që morën pjesë në udhëheqjen e turmës mbrëmjen e 27 prillit. Sipas Ivanovit për t’u realizuar kjo mjafton vetëm vullneti i mirë i deputetëve.

Te gjitha te drejtat e rezervuara Antpress