Ivanov nuk e jep mandatin

 

Presidenti i Maqedonisë George Ivanov pret që lideri i LSDM-së Zoran Zaev të përmbushë fjalën e dhënë, se bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për rruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën, ka bërë të ditur Kabineti i presidentit George Ivanov.

“Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”, por edhe çfarëdo qoftë dokumenti tjetër, akt apo veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nuk mund të jetë kusht, e aq më pak kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Sa i përket dhënies së mandatit presidenti i Maqedonisë do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme”, thonë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.