Ivanov takon sot Putinin, çfarë do të bisedojnë?

 

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov u dekorua me “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt dje në tempullin “Hristos” në Moskë.

Sot Ivanov pritet të takohet me kryetarin e Federatës ruse, Vladimir Putinin.

Ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë do të flasin dy presidentët, por me siguri në lidhje me situatën politike në Maqedoni dhe hapat e mëtejshëm të Maqedonisë dhe Rusisë si dy shtete me raporte të mira diplomatike.