Ivanov taktizon me mandatarin për Qeverinë e re

Ndërsa LSDM-ja po tenton të mbledh 61 nënshkrimet e kërkuara nga presidenti Gjorge Ivanov, si kusht që Zoran Zaev ta marr mandatin për formimin e Qeverisë së re, ekspertët sugjerojnë që në rast se kreu i shtetit refuzon ta jap mandatin edhe pas mbledhjes së firmave atëherë vetë partitë duhet ta marrin situatën në duar.

Orë më parë duhet të shkohet, për dy-tre ditë, maksimum për një javë, me procedurë në Kuvend, dhe nëse ka manipulim nga ana e kryetari të shtetit dhe nuk jepet mandati, mund të përdoret edhe shembulli slloven, deputetët mund të mblidhen të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit,  dhe pastaj mandatari të shpalos programin qeveritar, të shpalos përbërjen qeveritare, sepse çdo vendim tjetër është shkatërrues për qytetarët – tha Trendafil Ivanovski, Ish-gjykatës.

Nga ana tjetër një pjesë e analistëve vlerësojnë se BDI-ja dhe VMRO – DPMNE-ja në  gjithë këtë situatë po taktizojnë me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të reja.

Siç duket VMRO-ja me BDI-në nuk e kanë përdorur siç duhet këtë katrahurë politike, për tu reformuar  dhe për tu rikonsoliduar forcat në partitë e tyre. Kjo nënkuptonte edhe dekriminalizimin e forcave të cilët partitë politike i çuan në drejtime të caktuara. Sigurisht që mund të thuhet se është një taktizim i VMRIO-së dhe BDI-së për zgjedhjet e parakohshme, mirëpo po ashtu dua të theksoj se vetë liria dhe drejtësia nga partitë politike do të kërkojë jo vetëm që të reformohen por edhe të lirohen nga krimi i cili ndodhet brenda në partitë e tyre – deklaroi analisti Albert Hani.

Hani dhe Ivanovski konsiderojnë se zgjedhjet e reja parlamentare nuk janë zgjidhje e krizës politike, pasi sipas tyre një skenar i tillë shkon në favor vetëm të VMRO – DPMNE-së dhe do të thellonte edhe më tej situatën.