IVANOVI TË KRYEJË KONSULTIM URGJENT PËR FORMIM TË “QEVERISË SË ZGJERUAR “

Image: 0101961491, License: Rights managed, Restrictions: Not available for use in Corbis Merchandise. Corbis represents limited exclusive rights to this content (with the exception of Denmark, Ireland, Japan and the United Kingdom where Corbis' representation is non-exclusive). Exclusivity subject to photographer's right to license conten to own clients., Spokemen of the EU External Action Service, Maja Kocijancic, takes part in the press conference. -- Lady Catherine Ashton, High Representative for Foreign Affairs and Security Policy and Radoslaw Sikorski, Polish Minister of Foreign Affairs, attended a press conference at the meeting of Ministers of Foreign Affairs. Sopot, Poland. 3 September 2011, Place: Sopot, Poland, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, Corbis

Bashkimi Evropian pas mosarritjes së marrëveshjes për formim të qeverisë midis VMRO-DPMNE-së si parti fituese në zgjedhjet e fundit dhe BDI-së, publikoi se tani pritet që presidenti Gjorge Ivanov të realizojë konsultim urgjent me forcat politike në vend dhe të caktojë lider për formim të “qeverisë sa më të gjerë të mundur”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Këtë sot në konferencë për shtyp në Komisionin e Evropës e deklaroi zëdhënësja e Qeverisë joformale të BE-së, Maja Kocijançiç, e cila në emër të Brukselit zyrtar, edhe një herë paralajmëroi se “vendi nuk ka kohë për të humbur”. “Ne vërejtëm se ende nuk është arritur marrëveshje për formim të Qeverisë së re dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në vend, duke përfshirë edhe presidentin, të veprojnë në mënyrë të qetë dhe konstruktive me përgjegjësi të plotë për zgjidhje të gjendjes së tanishme. E dini se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe në këtë pikëpamje presim që presidenti, sipas Kushtetutës, të realizojë konsultim urgjent të hapur me forcat politike në vend dhe shpejtë të caktojë një lider për formim të Qeverisë, i cili do të mund të gjejë gjuhë të përbashkët për formim të koalicionit stabil, solid dhe përgjegjës”, theksoi Kocijançiç. Zëdhënësja e Eurokomisionit shpjegoi edhe një herë se cilat janë pritjet e BE-së lidhur me atë se si ata do të dëshironin të duket Qeveria e re e Maqedonisë. “Siç thamë paraprakisht, një koalicion i këtillë duhet të jetë sa më i gjerë që mundet dhe të mbështetet në konsensus inkluziv reformues dhe bashkëpunim ndëretnik. Ndërsa, siç e dini mirë, ne presim nga Qeveria e ardhshme dhe nga të gjithë forcat politike në vend të vazhdojnë me implementim të marrëveshjes së Përzhinës dhe zgjidhje të prioriteteve urgjente reformuese, për shkak se e gjithë kjo është vitale për progres të vendit në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe kjo është diçka për çka të gjithë partitë politike u zotuan, ndërsa të njëjtën e presin edhe qytetarët”, shtoi Maja Kocijançiç