Izet Mexhiti uron besimtarët musliman për muajin e Ramazanit

Të nderuar besimtarë musliman më lejoni që t’ua uroj nga zemra fillimin e muajit të bekuar të pastrimit shpirtëror, bamirësisë, mëshirës dhe urtësisë – muajin e madhërishëm të Ramazanit!

Ky muaj ka për qëllim të trokas thellë në shpirtin e besimtarit për të rizgjuar ndjenjën e strukur për përgatitjen e një shoqërie me vlera të larta e cila duhet të jetë edhe më solidare me të varfërin, skamnorin dhe jetimin. Zoti ua lehtësoftë agjërimin! Begati dhe mirësi për familjet tuaja!