Izetbegoviq paralajmëron Dodikun: Të pret fati i Saddamit, Gaddafit dhe Millosheviqit

I pari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.

I frustruar nga referendumi i sotëm që 9 janari të jetë “Dita e Republikës”, ai ka thënë se Dodikun e pret fati i Saddam Husainit, Muammar Gaddafit dhe Sllobodan Millosheviqit.

Ai pret që nesër, 26 shtator, të reagojë bashkësia ndërkombëtare.

“Mendoj se do të reagojë bashkësia ndërkombëtare. Kemi parë se Saddam Huseini, Gadafi e Millosheviqi i ka sfiduar dhe shihet si kanë përfunduar”, ka thënë Izetbegoviq.