Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj kontrovers për legalizimin, në mënyrë retroaktive, të rreth 4,000 shtëpive të ndërtuara në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Ligji ka kaluar me 60 vota për dhe 52 kundër dhe sipas tij pronarët e hershëm palestinezë të tokave do të kompensohen me para ose toka alternative.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë qëndrim më të butë ndaj vendbanimeve izraelite, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama.

I inkurajuar nga administrata e re amerikane, Izraeli, javëve të fundit, ka miratuar ndërtimin e mijëra shtëpive në tokat e pushtuara palestineze.

Mbi 600,000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara prejse Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor më 1967.

Vendbanimet konsiderohen të paligjshme me ligjin ndërkombëtar, por Izraeli e mohon këtë