Izraeli me projektligj për ta hequr arabishten si gjuhë zyrtare

 

Komiteti Ministror për Legjislacion i Izraelit është duke e çuar përpara një projektligj që e degradon arabishten si gjuhë zyrtare të vendit, duke e lënë vetëm gjuhën hebraike gjuhë nacionale.

Ky Komitet votoi sot për ta prezantuar projektligjin kontrovers për një shtet komb izraelit i cili thekson se e drejta për të realizuar vetëvendosje në Shtetin e Izraelit i takon vetëm popullit hebrenje.

Ky projektligj duhet t’i kalojë disa runde të legjislacionit në Parlament në mënyrë që të bëhet ligj.

Kritikët thonë se nëse aprovohet, atëherë do ta minojë Izraelin si shtet hebre edhe demokratik duke i dëmtuar të drejtat e minoriteteve të tjera të vendit.

Edhe gjuha hebraike edhe arabishtja janë gjuhë nacionale të Izraelit.

Por, projektligji thekson se gjuha hebraike do të jetë gjuha e vetme nacionale dhe se arabishtja do të degradohen edhe pse do t’i jepet një status special.