Ja 5 super lojtarët të cilët po i kërkon Barcelona

 

Barcelona është duke u përgatitur për një verë shumë të nxehtë, ku pritet të transferojë edhe disa yje të futbollit

Paraqitjet jo të mira këtë edicion, kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës që të mendojnë për disa transferime.

Mundo Deportivo ka bërë një listë prej pesë futbollistëve, të cilët katalunasit do të tentojnë ti transferojnë gjatë fatait kalimtar të verës.

Dëshira e parë është mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector bellerin, pasi kjo është pozita që Barcelona vuan më shumë.

Pas tij vjen mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Theo Hernandez. Në mesfushë kërkohet Marco Verrati i PSG-së, ndërsa në sulm Philipe Coutinho i Liverpoolit dhe Gerard Deulofeu i Everton, të cilin Barcelona ka mundësi ta kthej në skuadër për 12 milionë euro.