Ja 8 gjëra që duhet të bëni për të përballuar krizën në çift

Një nga problemet më të shpeshta në një marrëdhënie të gjatë është humbja e dëshirës, e cila ndodh pavarësisht moshës. Sipas statistikave gjithnjë e më shumë çifte po vuajnë prej saj, mes tyre edhe të rinjtë.
Shqetësimet ekonomike, ndjenja e detyrës, mungesa e fantazisë, karriera dhe tradhtitë, mund të vënë në provë një marrëdhënie.
Por si ta përballoni një krizë në çift? Ja 10 reflektime për t;ia nisur nga e para.
-Ballë për ballë- Për të kapërcyer krizën nevojitet të bisedoni. Një dialog i mirëfilltë dhe i sinqertë ju ndihmon të përballeni dhe të transformoni problemet në një mundësi rritjeje. Uluni së bashku dhe kërkoni një moment qetësie.
-Dilni nga tabutë– Të dilni jashtë mbulesës ju vë në siklet? Zgjidhni njerëzit e duhur me të cilët të ndani historinë tuaj. Të përballesh me një ekspert do t’iu ndihmojë të gjeni pika të reja mendimi dhe zgjidhje.
-Pranoni- Gjeni bashkë me të problemet tuaja dhe pranojini. Vetëm kur të jeni në gjendje për ta bërë këtë dhe për të pranuar vështirësitë tona, ne mund të gjejmë forcën për t’i kuptuar ato dhe për të shkuar më tej.
-Zbavituni– Ju e dini se e qeshura është një mundësi e madhe për çiftin? Gjeni momentin dhe vështroni njëri-tjetrin në sy dhe buzëqeshni, është një stërvitje e mirë për lumturinë dhe rritjen e emocioneve pozitive.
-Ndrysho rutinën- Jeni shumë të zënë, nxitoni gjatë gjithë ditës, angazhoheni maksimalisht në punë dhe shtëpi? Stop! Krijoni mundësi për të qeshur, provoni gjëra të reja, ndjeni tronditjen e aventurës.
-Punoni me veten– Trajtoni veten me një masazh, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe humorin. Të kujdesesh për veten është një moment i thellë intim.
-Luani me ëmbëlsi- Nuk bëhet fjalë që ta merrni mijëra herë në ditë në telefon, por ta bëni me zemër. Mjafton një mesazh, një biletë e futur në xhep, një buzëqeshje ose puthje para se të nisni ditën. Tregon kujdesin tuaj!