Ja bibliotekat më të bukura të botës, do mahniteni nga pamjet! (FOTO)

Se kur dhe ku u themelua biblioteka e parë në botë nuk dihet. Fjala bibliotekë vjen nga greqishtja βιβλιοθήκη – mbajtëse librash.
Mendohet se biblioteka e parë duhet të jetë ngritur disa mijëra vjet para erës sonë në Mesopotami – në kufirin pra mes Sirisë, Iranit dhe Irakut sot. Ndër më të njohurat është biblioteka e Aleksandrisë, e shekullit III p.e.s. Kjo bibliotekë u shërbente shkencëtarëve në shërbim të sundimtarit, dhe në të nuk lejohej të hynin njerëzit e thjeshtë.
Deri në themelimin e bibliotekave si i njohim ne sot, pra ku mund të shkojë kushdo kaluan qindra shekuj.
Por edhe sot jo të gjitha bibliotekat janë të hapura për publikun. Sepse ka edhe biblioteka si Stiftsbibliothek në St. Gallen të Zvicrës, ku ruhen libra që kërcënohen prej shkatërrimit.
1
1.Rilindur nga hiri
Biblioteka “Dukesha Anna Amalia” në Vajmar quhet kështu prej vitit 1991. Më parë ajo quhej që prej 300 vjetësh “Biblioteka dukale”. Në vitin 2004 ndërsa me sallën e famshme rokoko u shkatërrua pjesërisht nga një zjarr dhe u hap tre vjet më vonë pas restaurimit.
36072093_303
2.Stadium futbolli apo bibliotekë?
Biblioteka e Universitetit Teknik në Delft të Holandës ka një kon me lartësi 42 metra. Brenda tij gjendet një raft librash i cili është i lartë sa katër kate.
3
3.E zezë si abanozi
Gazeta britanike “The Daily Telegraph” e cilësoi “Biblioteca Joanina” në Coimbra të Portugalisë në vitin 2013 si një nga bibliotekat më spektakolare të botës. Ajo u ngit nga mbreti portugez Johani V. Të gjitha raftet janë prej druri trëndafili dhe abanozi. Biblioteka është pjesë e Fakultetit Juridik.
4
4.Histori e madhe
Biblioteka më e njohur e botës, ajo e Aleksandrisë, u dogj para rreth 2000 vjetësh. Para shkatërrimit të saj në të duhet të ketë pasur rreth 490.000 mbishkrime në papirus. Prej vitit 2002 Biblioteka e re e Aleksandrisë vazhdon traditën. Qeveria egjiptiane ka shpenzuar rreth 220 milionë dollarë për këtë objekt prestigjioz me pamje nga deti.
5
5.Thesare të mumifikuara
Një pjesë e librave të bibliotekës së manastirit të St. Gallenit në Zvicër gjenden aty prej mbi 1300 vjetësh. Aty gjendet për shembull edhe plani i ndërtimit të manastirit që është dokumenti më i vjetër planimetrik në Evropë. Salla e librave është një ndër më të bukurat e botës. Kjo ndërtesë është që prej vitit 1983 pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
6
6.Lojtar global
Me një fond prej më tepër se 30 milionë libra dhe medie Biblioteka Kombëtare Kineze bën pjesë ndër shtatë bibliotekat më të mëdha të botës. Ajo u ndërtua në vitin 1809 si “Biblioteka e Kryeqytetit”. Nga vitit 1928 mori emrin “Biblioteka e Pekinit” dhe në vitin 1998 u pagëzua me emrin që ka sot.
7
7.Atmosferë teatri
“Ateneo” në Buenos-Aires nuk është bibliotekë, por librari. Në vitin 1919 në këtë ndërtesë u themelua një teatër. Në fund të viteve 20-të u shndërrua në kinema. Në vitin 2000 në librari. Në lozhat e dikurshme të teatrit ka sot kolltukë për të lexuar, kurse në skenë ofrohen kafe dhe ëmbëlsira.