Ja celulari që do të përdorë nga dita e sotme Donald Trump

Një ditë para inaugurimit të tij si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump-it i është kërkuar të dorëzojë telefonin e vjetër pasi përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shërbimet sekrete kanë marrë telefonin e vjetër të Trump nga i cili ai bënte retweet-et e famshme.

Sipas New York Times, Presidenti i ri do të përdorë një numër tjetër në një telefon “Android” të një edicioni të limituar.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane, të cilat do t’i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.