Ja çfarë dihet deri më tani për sulmin në Stamboll (Foto/ Video)

Sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, deri tani 39 persona kanë vdekur ndërsa 69 të tjerë janë plagosur nga sulmi në klubin e natës në Stamboll.

Në mesin e viktimave thuhet se janë  15 janë shtetas të huaj të cilët ende nuk janë identifikua.

Sulmi ndodhi rreth orës 01:30 në klubin e natës “Reina” më i famshmi në Stamboll, ku të pranishëm thuhet se kanë qenë rreth 600 njerëz.

Motivet e sakta të sulmit ende nuk dihen, por se sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babadimrit të Vitit të Ri i pajisur me kallashnikov kishte shtënë në mesini e turmës.

Sulumesi është në arrati.

Dëshmitarët thonë se ishte më shumë se një sulmues dhe kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Disa nga personalitetet në mesin e tyre edhe, Barack Obama, kanë dënuar sulmin në Turqi.