Ja çfarë gatimesh dhe ritualesh ka Viti i Ri nëpër botë!

TIRANE – Viti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit. Nëse në Shqipëri ne kemi traditë të gatuajmë gjelin e detit me përshesh, apo bakllavanë, ja si pritet Viti i Ri në shetetet e tjera:

Greqi: Në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër.

Spanja: Ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti i rrushit.

Austri dhe Kubë: Mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci: nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, esmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë.

Suedi dhe Norvegji: Për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do t’i ecë viti mbarë.