Ja çfarë heqin minatorët në Afrikë për të nxjerrë material për iPhone

Duke gërmuar me lopata përplot baltë për të gjetur minerale të çmuara me duart e tyre të zhveshura, minatorët këtu përdorin metoda primitive për të nxjerrë koltan – një përçues magjik që fuqizon iPhone-in tuaj, Samsung Galaxy-in tuaj dhe celularët tjerë.

Të mbuluar nga koka deri në këmbë me baltë, qindra punëtorë kalojnë 12 orë në ditë duke gërmuar këtë mineral, skena këto që të kujtojnë shekullin e 19-të.

Lopatat e burrave të fuqishëm gërmojnë thellë nëpër kodra për të nxjerrë depozita të çmuara natyrore, të cilat mundësojnë që bota teknologjike e imellave, rrjeteve sociale dhe internetit të funksionojë.

Duke mbushur thasët e orizit me këtë material, punëtorët më pas bartin thasët mbi supet dhe kokat e tyre në një metodë primitive për në një pritë primitive me gurë dhe rërë, aty ku kalon uji.

Duke e larë dhe filtruar me dorë, punëtorët ndajnë mbeturinat nga materiali. Ky material, i nxjerrë nga miniera Luvov, arrin në Republikën Demokratike të Kongos, aty ku më pas bëhet gati për t’u shitur.

MailOnline ka raportuar për sfidat unike me të cilat përballet ky komb i trazuar. “Materialet që mundësojnë që celularët tuaj të funksionojnë vijnë nga miniera jonë”, tha Jotham Uvemeje, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Minatorëve “Cooperamma” për MailOnline.

Kur rafinohet, koltani bëhet tantal metalik, një pluhur i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë që mund të mbajë mbushje të lartë elektrike – vendimtar për qarqet elektrike që i mbajnë gjallë celularët tanë, laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike.

Kjo minierë, e krijuar në krye të një mali në zemër të Afrikës, është një nga vendet e pakta në botë ku gjendet ky material i rrallë.