Ja çfarë ndodh nëse konsumoni një vezë në ditë

Pavarësisht se disa kërkime hodhën hipotëzën se veza është përgjegjëse për nivelin e lartë të kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovuskulare, tanimë një studim i ri i publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Ushqyerjes sugjeron se vezët ju ndihmojnë për të ulur rreziqet nga goditjet dhe ataku në zemër.

Sipas studiesve nga Instituti i Epidstat i Michigan, nëse konsumoni një vezë në ditë jeni 12% më pak të ekspozuar ndaj goditjeve në zemër.

Shkencëtarët studiuan dietën e rreth 300 mijë personave të rritur dhe dolën në përfundimin se një vezë në ditë ul rrezikun ndaj sëmundjeve në zemër me 3 përqind, duke qënë se konsumi i saj ul infamacionin, (shkaktar për sëmundjet në zemër).

Një vezë përmban rreth gjashtë gramë proteina, si dhe vitamina E, D, A dhe antioksidantë si luteinë dhe zeaxanthin.