Ja çfarë ndodh nëse shikoni shumë porno

Hulumtuesit thonë që gjetjet nuk lënë dyshim se sa më shumë porno që shikoni, aq më shumë do keni sjellje agresive seksuale.

Në analizën e tyre, kërkues nga Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Hawaii-t në Manoa analizuan 22 studime, të gjitha të lidhura me agresion seksual që kanë të bëjnë me shikueshmërinë e pornografisë tek të dyja gjinitë.

Edhe pse ky agresion është më shumë verbal, mund të ndodh edhe ai fizik. Raporti thotë: “Lidhja e agresionit seksual fizik, edhe pse i vogël në krahasim me agresionin seksual verbal, ishte ende pozitiv dhe domethënës”.

Studimi poashtu ka rënë në përfundim se shikimi i pornografisë ishte i lidhur edhe me një probabilitet të rritur të përdorimit të forcës ose kërcënimit për të bërë seks me dikë. Kjo do të thotë që pornografia është edhe shkak i rasteve të shumta të përdhunimit.