Ja cilët janë personat e kerkuar nga policia për dhunën ndaj deputetëve (FOTO nga kamerat e sigurisë)

Lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën me 27 prill në Parlament nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, janë marr masat dhe aktivitetet për identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjet e dhunshme.

Më poshtë janë publikuar disa fotografi nga CentarNews me të dyshuarit e dhunshëm për të cilët policia është vënë në kërkim të tyre.

Policia thotë se për çdo informacion në lidhje me identitetin e personave në kohën më të shpejtë të mundshme të lajmëroheni në polici.

Fotot janë lëshuar në të gjitha stacionet policore për të identifikuar individët,ndërta  MPB-ja do të arrestojnë të gjithë ata që kanë hyrë në parlament, janë identifikuar 245 dhunues, por çdo ditë po identifikohen persona të tjerë.