Ja cili fëmijë është më inteligjent

femije

Shakatë e talljet, mes vëllëzërish e motrash, nuk mungojnë asnjëherë; kush e kush të tregoj veten më të zotin. Por, kush është në të vërtetë më inteligjenti?! Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje është bërë një studim gjerman sipas të cilit fëmija më i madh i familjes ka nivel më të lartë inteligjence, krahasuar me vëllezërit apo motrat më të vogla. Ndryshimi nuk është shumë i madh por mjafton për t’i ‘dhuruar’ fitoren më të madhit!

Studiuesit e universitetit të Leipzigut kanë analizuar tre studime që kanë përfshirë 20 mijë njerëz nga Gjermania, Amerika dhe Anglia. Të dhënat e mara në kosnideratë përfshinin rezultatet e testeve të personalitetit dhe inteligjencës. Sipas vëzhgimeve, koefiçienti i inteligjencës ulej pas fëmijës së parë ndërsa nuk kishte asnjë ndryshim në aspektin e personalitetit.
Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë këtë ndryshim mes fëmijëve por i qendrojnë hipotezës se fëmija i parë merr më shumë vëmendje nga prindërit se ata pasardhës të cilët duhet ta ndajnë kujdesin e vëmendjen me vëllain apo motrën më të madhe.