Ja çka bën Erdogan derisa truprojat i tij rrahën protestuesit në SHBA (Video)

Një video është publikuar ku shihet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan teksa shikon truprojet e tij duke sulmuar protestuesit kurdë edhe armenë, përpara rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.

Duket se Erdogan flet me truprojet e tij përpara se të nisë sulmi.Incidenti ka shkaktuar zemërim të madh në Shtetet e Bashkuara, ku ligjnënësit i kanë shkruar një notë proteste presidentit Erdogan.

SHBA-ja ka bërë ankesë zyrtare në Turqi, pas dhunës mes personelit turk të sigurisë dhe protestuesve kurd në Uashington, DC.

Dy persona janë arrestuar dhe 11 të plagosur në protestat jashtë rezidencës së ambasadorit turk, kundër vizitës së Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Departamenti amerikan  i Shtetit shprehu shqetësim lidhur me incidentet e dhunshme para shtëpisë së ambasadorit turk.

Përleshjet ndodhën pas takimit të PresidentitErdogan me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate, se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme si përgjigje ndaj fjalës së lirë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e individëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Uashingtoni do t’ja shprehë hapur qeverisë turke shqetësimin tonë të madh”

Truprojat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan u përfshinë gjithashtu në përleshjet, që ndodhën në të njëjtën ditë kur udhëheqësi turk u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.