Ja çka do te bejen partite politike sot ne diten e dymbedhjete te fushates

Partitë politike dhe koalicionet të cilët me kandidatët e tyre marrin pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare sot në ditën e dymbëdhjetë të fushatës zgjedhore do t’i prezantojnë programet e tyre në takime me qytetarët dhe në tubime në mbarë Maqedoninë.

Partia Demokratike e Shqiptarëve tubim do të mbajë në Zhelinë të Tetovës, ndërsa Aleanca për shqiptarët do të mbajë tubime në Dollnen dhe Kërçovë.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO­-DPMNE do të mbajë tubim në Shën Nikollë dhe në Shtip, ndërsa koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të mbajë tubime në Vallandovë dhe Gjevgjeli.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sipas agjendës së tyre zgjedhore duhet të mbajë tubim në Gjevgje