Ja çka i pelqente Tito’s

Të gjithë ata që duan të dinë më shumë për jetën private të Tito-s, për mënyrën se si ka jetuar, çfarë i ka pëlqyer, si është dukur një ditë e tij e zakonshme mund ta vizitojnë “Shtëpinë e Luleve” e cila është pjesë e Muzeut të Jugosllavisë ku është vendosur një pllakë “Tito, personalisht”.

Aty janë shfaqur 61 eksponate dhe 128 stafeta që i janë dhuruar për ditëlindje Presidentit të përjetshëm jugosllav, po ashtu, veshjet, këpucët, syzet, shkrepëset dhe gjëra tjera. Për diktatorin jugosllav thuhet se ka qenë merakli, i filmit, rrezitjes dhe fotografisë. Dhe pikërisht kur i ka bërë këto gjëra thuhet se askush nuk ka guxuar ta pengojë. /Express/