Ja çka pret Rafis Aliti nga Qeveria e re

 

Unë pres nga Qeveria e re për t’i dhënë prioritet integrimit evropian dhe të bëhen reformat në gjyqësor, tha në emisionin “Agrumente”, Rafis Aliti, anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së,

“Kur vendosëm të jemi pjesë e  Qeverisë së mandatarit Zaev, njëra nga momentet kryesore ishte se qeveria e ardhshme do të jetë reformiste. Pres reforma në sistemin e drejtësisë, prioritet duhet t’i jepet integrimit evropian. Të gjitha partitë politike në Maqedoni përfaqësojnë të njëjtën tezë, ne gjatë kësaj koha në qeverinë e mëparshme nuk arritëm që Maqedonia të marrë statusin apo të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE thanë se ne angazhohemi si një vend që duam të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së, por kjo nuk ndodhi, kështu që ne si BDi kemi paguar një pjesë të atij çmimi”, tha Aliti