Ja çka tha Ali Ahmeti pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përshëndetur dhënien e mandatit nga Ibanovi duke shkruar :

Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.

Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.

Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik