Ja çka thot Spartak Ngjela për veprimin e Sali Berishës nga çadra e Lulzim Bashës

Ja çka thot Spartak Ngjela për veprimin e Sali Berishës nga çadra e Lulzim Bashës: Historia na ka mësuar një aksiomë: në një luftë fiton gjithmonë ai që di të koordinojë mendjen me forcën. l. Kur ke forcë por nuk ke mend, je i humbur. Kur ke mend por s’ke forcë, të paktën ke mundës i të shpëtosh kokën. Kur nuk ke as mend dhe as forcë, mendojni vetë se në ç’luftë ke hyrë… Në këtë gjendje ndodhet Berisha… nuk ka as forcë, dhe as mend për të shpëtuar kokën dhe taborin e korruptuar, e të mos i zhyste kaq thellë të tjerët – ekipin e korruptuar të ministrave të tij.

Këtyre paratë do t’ua marrin, edhe pronat, edhe pallatet, por mund ta kishin kaluar më lehtë po të mos ishin bashkuar me Moskën, Shkupin dhe Athinën kundër interesit shqiptaro-amerikan. Il. Është lufta e dytë Saliut me Amerikën. Për të qeshur është, por e thamë më lart: ka hyrë në luftë pa forcë dhe pa mend. Të paktën në luftën e parë ishte president dhe kryeministër njëherësh. Po, në këtë luftë të dytë që nuk ka asgjë – ku mendon të shkojë? Drejt hiçit absolut. Kjo është rruga që ka nisur. Por, çfarë kërkon të bëjë? Kërkon destabilizim e Shqipërisë, ashtu sikundër që e kam analizuar dy apo tre herë gjatë këtyre dy muajve të fundit. Por si do të mund ta arrijë destabilizimin? Me asgjë. Me klithma njerëzish që nuk përfaqësojnë dot asgjë. Dhe kundër Amerikës, me fshehje sikur janë kundër Ramës.

Gjëndje gjysmë e marrë, sigurisht. lll. Ekspertët amerikanë po qeshin me Berishën ndërkohë, dhe i kërkuan Ramës të tërhiqet nga Kavaja me kandidatin e tij. Por, edhe pse ky nuk donte të tërhiqej se ishte përgatitur t’i thyente njëherë e mirë, e pranoi sugjerimin e aleatëve. Amerikanët nuk duan të shohin masakrimin e një qyteti të vogël; një ngjarje kjo e cila mund të shkaktonte dramë kombëtare. Kurse Rama kishte menduar t’i ndalonte me 2000 policë dhe trupa speciale që të Shkëmbi i Kavajës. Dhe sigurisht do t’i ndalonte, por ka mundësi që kjo që iu sugjerua, të jetë metodë shumë më e mirë. Gjithsesi, Rama bëri shumë mirë që iu caktoi tetë majin cakun e fundit që i pret në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Koha për Reformën në Drejtësi nuk pret më, as për shqiptarët dhe as për aleatët. Shenjat janë që orientalët do ta paguajnë shumë shtrenjtë pezullimin që i bënë vetingut. Parlamenti i ri do të jetë i gjithi për Reformën. Ky është pa dyshim suksesi i pritshëm kombëtar