Ja çka thotë Ali Ahmeti pas takimit me Zoran Zaevin në selinë e BDI (VIDEO)

Pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaevi në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, Ali Ahmeti theksoi se në takim nuk kemi biseduar për nënshkrimet, por për dallimet që kemi me LSDM-së, raporton TetovaSot.

Ai tha se së shpejti do të thërrasë Këshillin qendror i cili do të vendosë për atë nëse do të japin nënshkrimet për LSDM-në për të formuar qeveri të re.

Ahmeti theksoi se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është e garantuar me Kushtetutë, dhe dallimet që i kanë me LSDM nuk janë të mëdha.