Ja çka thotë Zoran Zaevi për Visar Ganiun (VIDEO)

Duke folur për koalicionimin me Bashkimin Demokratik për Integrim në nivel lokal, kryeministri Zoran Zaev në emisionin Top Tema në Tellma ka thënë se para se të mbështesin kandidaturën e Visar Ganiut ata kanë kërkuar kandidatin e tyre që ta kandidojnë për të parin e Çairit, njofton Aktuale.mk

“Unë në Çair nuk mundesha të gjejë kandidat më të mirë se zv ministri i arsimit Visar Ganiu, nëse e gjeja nuk do kisha dilema do ta propozoja. Biseduam edhe me anëtarët tanë në shtabet tona në Çair të cilat nuk i kemi mbyllur ” ka thënë Zaev njofton Aktuale.mk

Zaev ka thënë se në Çair do ta kandidonte edhe Muhamed Zekirin i cili i ka thënë se është i ri në politikë dhe nuk do shpejt të ndyshojë.