Ja çka u vendos sonte nga Bordi Qendror i LSDM-së (VIDEO)

Bordit Qendror i LSDM-së sonte ka mbajtur takim për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Kuvendine Maqedonisë, dhe për hapat e mëtejshmë që do të ndërmet kjo parti.

“Pres që së shpejti të hyjë në negociata për të formuar qeverinë e re”, tha sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Bordi Qendror i LSDM-së përshëndeti njëzëri hapat dhe politikat e kryetarit të partisë, udhëheqjen e partisë dhe grupit parlamentar të LSDM dhe koalicionit “duke rezultuan me mundësi të hapur për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”.

Zaevi tha sonte se shumë shpejt mund të fillojnë negociatat për Qeverinë e re, dhe theksoi se prioritet duhet të mbeten interesat e qytetarëve dhe shtetit dhe qeveria e re do të udhëheqë me Maqedoninë unitare.

Në takimin e sontëm të Bordit Qendror të LSDM-së është vendosur njëzëri data e rregullt 22 e Kongresit të LSDM-së.