Ja ç’po bën bora në SHBA (video dhe foto)

Ja ç’po bën bora në SHBA (video dhe foto)

Shiu i akullt, bora dhe erërat e fortë kanë përfshirë pjesën veriore të SHBA-ve, dhe si pasojë e kësaj janë mbyllur disa autostrada dhe aeroporte, raporton AP. Shumë pjesë të autostradave në Dakotën Jugore dhe Veriore janë mbyllur, kurse është lëshuar paralajmërimi që mos të udhëtohet në pjesën më të madhe të Dakotës Veriore.Shërbimi meteorologjik në Bizmark në Dakotën Veriore ka njoftuar se paralajmërimi për stuhi bore do të mbetet në fuqi edhe në mbrëmje, sipas kohës lokale.

Është mbyllur edhe aeroporti ndërkombëtar Minot, kurse nuk pritet të hapet deri nesër.