Ja dhe bilanci i parë nga tërmeti në Itali

Pas tërmetit me fuqi 5.4 magnitudë që kishte si epiqendër provincën Macerata, është shënuar një tjetër tërmet edhe më i fortë. Në orën 21:18, tërmeti ishte i fuqisë 5.9 magnitudë duke shkaktuar shembjen e disa shtëpisë dhe për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.

Fillimisht, për tërmetin e parë u tha se pati viktima, por mediat italiane më pas përgënjeshtruan një lajm të tillë. Deri tani nuk raportohet asnjë viktimë në të dy rastet.
Gjatë mbrëmjes së sotme Italia është goditur dhe nga disa lëkundjeje tërmeti, të fuqisë 3 dhe 3.4 magnitudë rreth orës 20:00.

Tërmet i fortë në Itali, frikë në Romë, njerëzit dalin në rrugë. Një tërmet me forcë 5.4 magnitudë ka goditur Italinë qendrore, në zonën mes Perugia dhe Marcerata.

Shumë njerëz janë frikësuar duke lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Në zonën e epiqendrës së goditjes janë ndërprerë linjat e telefonit dhe energjisë elektrike.

Tërmeti ndodhi në orën 19:11 dhe kishte si epiqendër provincën Macerata. Sipas ekspertëve, ky tërmet ka lidhje me atë të 24 gushtit që shkaktoi katastrofë në Amatrice.

Ende nuk ka raportime për dëmet që ka sjellë tërmeti.