Ja dhe trendi i ri i fitnesit

 

Hidheni biçikletën e stërvitjes apo këpucët e baletit sepse zvarritja do të jetë trendi më i ri i fitnessit për vitin 2017.

Ushtrimi, i cili përfshin lëvizje të cilat me shumë mundësi mund t’i shihni në një çerdhe se sa në një palestër, po bën rrugën drejt regjimit stërvitor sipas një raporti të Balance Festival.

Zvarritja përfshin punë në dysheme, e cila përdor peshën e trupit dhe nuk kërkon asnjë pajisje për tu performuar.

“Është si një version i ri i pompave por më interesant,” tha ekspertja e fitnesit dhe ambasadore e Festivalit Balance, Ashley Hunt.

“Tashmë e kemi parë këtë rritje të popullaritetit të zvarritjes në shtete me formimin e grupeve dhe klasave të zvarritjes si Original Strength. Britania e Madhe po ndjek tanimë të njëjtin proces,” shtoi ajo.

Sipas Ally Gray, trajnere personale dhe ambasadore e Lululemon, zvarritja sjell shumë përfitime për shpinën, forcën e përgjithshme, durimin dhe qëndrimin qëndror, nga kyçet e dorës, shpatullat , belit, kyçeve të këmbës dhe gishtave. Gjithashtu zvarritja ndihmon në rregullimin e nivelit të presionit të gjakut.