Ja dieta kunder kancerit

Sot pas qindra studimesh, ne e dimë me siguri, se ekziston një lidhje e ngushtë midis dietës dhe kancerit. Në parandalimin e shumë sëmundjeve, të ushqyerit luan një rol shumë të rëndësishëm, kjo ndodh edhe kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit. Kanceri nuk shkaktohet vetëm nga mënyra e të ushqyerit, por sipas profesor Umberto Veronesi, i cili u nda nga jeta me 8 nëntor, ushqimi ndikon në formimin e qelizave kancerogjene 20 deri në 35 %.

Dieta që ndihmon në parandalimin e kancerit është një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, sipas të cilës ju mund të hani fruta dhe perime kryesisht të papërpunuara, të pasura në substanca të vlefshme, të tilla si vitamina dhe fibra, të cilat shërbejnë si frenuesit e qelizave kanceroze , dhe reduktues të yndyrës. Ja se cilat janë 12 këshillat për ushqyerje të shëndetshme sipas Profesor Veronesit:

1. Kufizoni konsumin e mishit të ruajtur për një kohë të gjatë, për shkak të disa substancave që përdoren për ruajtjen e tij dhe që, mund të jenë të dëmshme.

2. Ulni edhe konsumin e mishit të kuq për shkak se ai është e pasur me yndyrna të ngopura, të dëmshme për trupin tonë.

3.Drita jeshile përsa i përket mishit të bardhë, ushqimit të detit, butakëve dhe peshkut në përgjithësi, të pasura me proteina dhe me yndyrë të ulët.

4.Konsumoni kos, vaj ulliri dhe një gotë verë të kuqe çdo ditë, gjithmonë pa ekzagjerim.

5.Çaji i gjelbër dhe shafrani i Indisë janë ndër ushqimet më të rëndësishme anti-kancer në dispozicion për ne, që duhet patjetër ti konsumojmë.

6. Ndër ushqimet më të preferuara janë: domatet, brokoli, portokalli, kungulli, lakëra, bishtaja, karrota, perime me gjethe jeshile, bishtajore, hudhëra, qepa, bizelet, specat, patatet, trangujt, etj…

7. Mund të konsumoni dhe fruta si: luleshtrydhet, kajsitë, manaferrat, rrushin, pjepërin, shalqirin, boronicën, gështenjat etj…

8. Përzgjidhni gjithmonë frutat dhe perimet e stinës.

9. Evitoni skuqjen e ushqimeve gjatë gatimit. Gatimi i rekomanduar është pjekur apo i zier, duke shmangur përdorimin e sasive të mëdha të substancave yndyrore.

10. Ulja e konsumit të ushqimeve të skuqura ose që përmbajnë shumë yndyrë bëhët për të shmangur substanca të dëmshme si hidrokarburet policiklike.

11.Është e nevojshme që zakonet e mira të të ngrënit të nisin që në fëmiri.

12. Mos eliminoni karbohidratet apo ti zëvëndësoni ato më proteina, veshkat dhe organe të tjera do ta vuajnë këtë gjë.