Ja emrat e ministrave të sigurt të LSDM-së (Emrat dhe Fotografitë)

 

Oliver Spasovski do të jetë ministër i ri i punëve të brendshme. Dragan tevdovski do të jetë ministër i financave, Jovan Despotovski do të jetë ministër për transport dhe lidhje ose për shoqëri informatike varësisht nga marrëveshja me partnerët e koalicionit, raportojnë mediumet maqedonase duke u thirrë në burime të larta në LSDM.

Gazeta Lajm transmeton se ish ambasadori Nikolla Dimitrov pritet të jetë ministër i punëve të jashtme, Radmilla Sheqerinska ministre e mbrojtjes edhe pse të gjithë mendonin se do të jetë në resorin e punëve të jashtme ose në eurointegrime, kurse Teuta Arifi zv/kryeministre për eurointegrime. Lupço Nikollovski përmendet si ministër i sigurt i bujqësisë.

Nëse ministria e shëndetësisë i takon LSDM-së, ministër do të jetë Venko Filipçe, shkruajnë mediumet maqedonase.

Image result for jovan despotovski

Jovan Despotovski (Ministër i mundshëm për transport dhe lidhje)

Image result for ljupco nikolovski

Lupço Nikollovski (Ministër i mundshëm i bujqësisë)

тевдовски3-620x330

Dragan Tevdovski (Ministër i mundshëm i financave)

Image result for venko filipce

Venko Filipçe (Ministër i mundshëm i shëndetësisë)