Ja festat per vitin 2017

Sipas ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2017 për gjithë qytetarët e Maqedonisë janë gjithsej 11 ditë jopune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Festa do të jenë: 1 dhe 7 janar, 17 prill, 1 dhe 24 maj, 25 qershor, 2 gusht, 8 shtator, 11 dhe 23 tetor dhe 8 dhjetori.

Këto ditë do të jenë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërsa ka edhe ditë tjera që do të jenë festa për qytetarë të veçantë si: për muslimanët, shqiptarët, katolikët, të krishterët, vllehët, romët dhe turqit.