Ja fotografia që mund t’iu bllokojë përgjithmonë profilin tuaj në Facebook

Pothuajse të gjithëve na pëlqen një fotografi e një maceje të veshur me kostum zyrtar. Mirëpo, kur një fotografi e tillë shpërndahet në Facebook, kjo gjë mund t’ju kushtojë rëndë.
Një imazh i një maceje tërësisht të pafajshme është ai që po mbyll llogaritë e shumë njerëzve. I pari që u përball me pasojat e kësaj fotografie, ishte specialisti indian i teknologjisë, Varun Krishnan. Ai tregon për “Mashable” se një mik ja dërgoi këtë fotografi në Whatsapp.
“Ishte kaq e lezetshme sa unë vendosa ta ndaj me të gjithë në profilin tim në Facebook. Mirëpo, ajo që ndodhi më pas ishte fikja e të gjitha aparaturave që kisha në shtëpi, që nga telefoni e deri tek kompjuteri. Më pas kuptova që llogaria ishte çaktivizuar”, shprehet Krishnan.
Nuk dihet ende se përse një pamje e tillë e zakontë shkakton kësi problemesh, megjithatë sipas disa komentuesve, njëra nga arsyet janë shkrimet në sfondin e fotografisë.