Ja fotot e dasmës së bukuroshes shqiptare me aktorin turk

Ditën e djeshme më 13 shkurt, aktori turk Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi i kanë dhënë fund beqarisë së tyre. Ata kanë bërë kurorëzimin e tyre të martesës  në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo pa qëllim kanë zgjedhur të hënën e 14 shkurtit për të kurorëzuar dashurinë e tyre pasi, Almeda festonte 25 -vjetorin e saj.

Ceremonia martesore u zhvillua në Beverly Hills, ku të pranishëm ishin rreth 40 të ftuar. Ish Missi i Shqipërisë dukej e mrekullueshme me fustanin e bardhë të nusërisë, nuk mund të lëmë pa përmendur dhe aktorin turk pasi të dy dukeshin të përsosur.