Ja fuqia e pasaportës së Maqedonisë

Është publikuar Indeksi i ri i pasaportave, që tregon se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, pra ato që qytetarëve u mundësojnë të udhëtojnë në shumë vende bote pa pasur nevojë për vizë.

Si çdo vit, pasaportat më të vlefshme janë ato të shteteve të Evropës.

Maqedonia renditet në vendin e 37, me fuqinë e pasaportës që vlenë në 107 shtete ku mund të futet pa viza,

Në vendin e parë radhiten Gjermania e Suedia, qytetarët e të cilave shtete mund të udhëtojnë në 158 vende pa vizë.

Gjendja me pasaportat në shtetet e rajonit është kështu: Shqipëria (94 shtete pa vizë), Serbia (112), Kroacia (143), Mali i Zi (103) dhe Bosnja e Hercegovina (98).

Për detaje, dhe krahasime tjera, mund të klikoni: KËTU