Ja ku ka ndalesa qarkullimi ne komunikacion

Nga ora 8:00 e mëngjesit u vendos ndalim-qarkullimi për automjet e rënda transportuese në qafën malore Pletvar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të vështira atmosferike, nëpër rrugë kryesisht me borë dhe me lagështi.

Borë me intensitet të lartë vazhdon të bier në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnje, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotivë, Veles dhe Kullë.

Në aksin rrugor Makedonski Brod-f.Zdunje, në të cilën përfshihen 11 fshatra, nuk është akoma i kalueshëm.

Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për t’i mbajtur të gjitha akset rrugore të kalueshme.
Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore nacionale është më intensitet mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, përveç në Deve Bair ku ka një trafik prej 30 minutash.
LAMM rekomandon të bëhet kujdes i madh në drejtimin e automjeteve, shpejtësi të reduktua dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.