Ja ku ka veshtiresi ne komunikacion

Nga LAMM thonë se komunikacioni momentalisht në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit.

Pa probleme nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parapara nga aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ në Shkup, tregojnë të dhënat në web faqen e ‘TAV Maqedoni’.

Komunikacioni në Shkup si dhe transporti urban periferik po zhvillohet më ngadalë për shkak të borës.

Sipas DPHM-së, reshje më rrëmbyeshme të dëborës do të ketë në orët e pasditës dhe të mbrëmjes. Kudo do të formohet shtresë dëbore kurse në viset malore deri në 50 cm, njofton AIM